5 rregullat e një marrëdhënieje të gjatë dhe të lumtur

979
0

Doni të dini sekretet për një marrëdhënieje të qëndrueshme? Ja 5 rregullat që duhet të ndiqni për një marrëdhënie të lumtur…

Rregulli 1: Flisni çdo ditë

Kjo tingëllon normale, e drejtë? Por mungesa e komunikimit shpesh bën që një pjesë e madhe e çifteve të ndahen. Jetët tona tani që janë më të zëna se kurrë, të bëhesh bashkë më gjysmën tënde mund të bjerë lehtë në fund të listës mes mbledhjeve, seancave të palestrës ose takimit me miqtë tuaj.

Mos lejoni që kjo të ndodhë: krijoni kohë për të folur – siguroni që të dy të jeni në shtëpi për të ngrënë darkë së bashku. Biseda do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë mendon ose ndjen partneri juaj, dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë të forconi ndjenjat tuaja.

Rregulli 2: Besojini partnerit tuaj

Të themi të vërtetën nuk është gjithmonë e lehtë, por në qoftë se ju nuk jeni e sinqertë me partnerin tuaj, atëherë me kë mund të jeni? Të qenit plotësisht i sinqertë me gjysmën tuaj, është një nga fazat kyçe të rënit në dashuri: kjo është pika në të cilën ju i tregoni partnerit tuaj siç jeni në të vërtetë dhe kërkoni transparencë të plotë për të lejuar lidhjen të shkojë më thellë. Këto ndjenja, sjellin realizimin e faktit që ju e doni njëri-tjetrin për atë që jeni vërtetë, kështu që mos harroni sesa e rëndësishme është që të jeni gjithmonë të sinqertë në marrëdhënien tuaj”.

Rregulli 3: Bëj luftë të drejtë

Në nxehtësinë e një argumenti, është e lehtë për ta parë situatën si një konkurs që ju dëshironi ta fitoni. Por mos harroni se e gjithë pikëpamja e një argument është që t’i tregoni partnerit tuaj pikëpamjen tuaj të këndvështrimit; e cila është e lidhur me ngritjen e një debati konstruktiv dhe për ta vendosur njëri-tjetrin për të zgjidhur çështje nga perspektiva të ndryshme. Mendoni për gjërat që ju jeni duke luftuar jo si diçka që ulet në mes jush por si diçka që paraqitet para jush për ta zgjidhur së bashku.

Rregulli 4: Qeshni çdo ditë

Të qeshësh është vërtetë ilaçi më i mirë. Kjo ju bën të ndiheni mirë, mund të ndryshojë perspektivën tuaj dhe madje ka edhe efekte të mëdha në trupin tuaj, si ulja e nivelit të stresit. Përfitimet që e qeshura ka në gjendjen dhe trupin tuaj do të reflektohet edhe në marrëdhënien tuaj. Dhe në qoftë se ju qeshni me partnerin tuaj për të njëjtat gjëra apo edhe e vini në lojë dhe qeshni me njëri-tjetrin, ju do të ndiheni më afër dhe do të kujtoheni se çfarë gjëje të madhe keni.

Rregulli 5: Respektoni partnerin tuaj

Mbi të gjitha, ju duhet të keni respekt për gjysmën tuaj. Pa këtë, marrëdhënia thjesht nuk do të funksionojë. Ju do të debatoni dhe pajtoheni (dhe kjo është krejtësisht normale), por sigurohuni që gjithmonë të respektoni atë çfarë partneri yt është duke thënë dhe përpiquni për t’i parë gjërat nga perspektiva e tyre. Respekti është një mënyrë për vlerësimin e njëri-tjetrit; ai na lejon të vendosim kufij të shëndetshëm që na ndihmojnë jo vetëm ne si individë, por edhe për marrëdhënien tonë.