5 muaj pas krimit, dalin detaje të reja për vrasjen e Liridona Ademaj?

389
0

Eksperti për Çështjet e Sigurisë, Hajrulla Tërnava në një lidhje skype për “Breaking” me Dafina Hysën në Top News foli mbi detajet e reja rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Prishtinën vitin e kaluar ku mbeti e vrarë Liridona Ademaj.

Për vrasjen e rëndë mes të arrestuarve është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli. Tërnova bëri me dije se njëri prej katër të arrestuarve, konkretisht Tom Dodaj personi që i shiti armën vrasësit, është liruar nga qelia. Akuza që rëndon ndaj tij është ajo e trafikut të armëve dhe jo vrasja e Liridonës.

“Personat në fjalë janë të burgosur, hetimet janë në vijim e sipër. Gjatë këtyre ditëve është liruar njëri prej atyre që u ka shitur armë. Është konstatuar se ai ka shitur armë për qëllimin e vetë por jo për vrasjen e Liridonës. Por tani ai ngarkohet për veprën tjetër të shitjes së armëve jo për vrasjen e Liridonës. Tre të tjerë janë të paraburgosur dhe do dalin para gjyqit dhe do marrin dënimin e merituar. Meqenëse u është vazhduar paraburgimi pritet që në fund hetuesia të vendosë për fatin e tyre”- u shpreh eksperti.

Ai bëri me dije se prokuroria mund të ketë gjetur prova të reja në telefonin e Murselit mbi ngjarjen e rëndë, prova të cilat nuk i bën publike.