Teksa po përfundon numërimi i votimeve në të gjitha bashkitë e vendit, vijnë edhe konfirmimet e para.
I cilësuar si më jetëgjati në drejtimin e një bashkie, Adriatik Zotkaj i Poliçanit, ka siguruar mandatin e pestë.
Ai ka arritur që të marrë 468 vota ose 100%, pasi nuk kishte rivalë përballë.
Po ashtu qysh prej vitit 2004, ai mban titullin “Qytetar Nderi” i Poliçanit.
Ndërkohë janë edhe dy drejtues të tjerë të cilët kanë siguruar mandatet e treta.
Bëhet fjalë për Jorgo Goron e Himarës, Fatos Tushe i Lushnjes.