Skip to content

5 ditë pushim për festa: Qeveria jep leje edhe të premten

    Festat e Nëntorit do të shijohen në mënyrën më të mirë të mundshme nga administrata. Ata do kenë plot pesë ditë pushime.

    Vendimi është marrë të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. Për shkak se 28-29 Nëntori përkon të mërkurën dhe të enjten, tashmë edhe e premtja do jetë pushim.

    VENDIM PËR CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 30.11.2018, DITË PUSHIMI

    Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI:

    1. Caktimin e ditës së premte, datë 30.11.2018, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
    2. Dita e punës, e datës 30.11.2018, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
    3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

    KRYEMINISTRI
    EDI RAMA