4 persona me kapuç grabisin nënkryetarin e bashkisë. I marrin 200 mijë euro: Me kërkuan të bëja..

Greqi/ Nënkryetari i bashkisë së Kifisisë, Yiannis Panteleakis ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme.

Mediat greke raportojnë se Panteleakis dhe familja e tij u mbajtën peng për thuajse një orë, terksa katër persona me kapuç thyen derën e dhomës së tij të gjumit, duke hyrë brenda dhe duke e sulmuar.

“Më hodhën kompjuterin nga duart, më kërkuan të bëja atë që më thoshin, ti respektoja dhe nuk do më ndodhte asgjë.”- mësohet të ketë thënë ai në polici.

Në lidhje me autorët, ai tha se ata flisnin shumë mirë greqisht, por dukej se ishin me origjinë të huaj, pasi e folura e tyre ishte pak e çalë. Grabitësit e çuan atë, dy vëllezërit dhe ndihmësin e familjes në një nga dhomat e shtëpisë, madje i kishin ofruar edhe ujë për të pirë.

“Kasafortën e kanë gjetur vetë, nuk i kemi thënë ne ku ishte. Dhe sapo e gjetën, thirrën njërin prej nesh për ta hapur. Nga njëra anë na kërcënonin, por nga ana tjetër përpiqeshin të na qetësonin,”- tha ai.

Në fund, grabitësit kanë zbrazur kasafortën duke marrë 200 mijë euro.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.