Rama ‘u qan hallin’ italianëve: U ikën rroga, nuk iu mbetet gjë në fund të muajit, shkoni pyetini, ndryshe nga Shqipëria

90
0

Kryeministri Rama gjatë një takime me tur-operatorët vlonjatë u shpreh se faktikisht në Itali, thuajse gjysmën e pagës qytetarët ia lënë shtetit.

Sipas tij, gjysma e rrogës në Itali ikën qysh në fillim dhe më pas për shumë italianë nuk u mbetet gjë në fund të muajit, ndryshe nga në Shqipëri.

Rama: Sa e lartë është taksa mbi pagën në Shqipëri, kur faktikisht në Itali, thuajse gjysmën e pagës ia lë shtetit. Pastaj është edhe 23%, që është për ato që janë super të larta dhe shumëkush kur ia thua këto, thotë, “po mos na krahaso me ato se i kanë rrogat e larta, po jo se ata”, kur sheh një rrogë në një vend si Italia, duhet ta fillosh nga gjysma, se gjysma ikën një herë si fillim.

Gjysmë merr çon në shtëpi, pastaj do të vazhdosh me të tjerat dhe unë nuk po them që jemi më mirë se Italia, as nuk po them që në fund të muajit, për shumë njerëz mbetet diçka që mund të krahasohet me çfarë mbetet në Itali, por po të pyesni shumëkënd sot në Itali, do t’ju thotë që në fund të muajit nuk do t’i mbetet gjë sepse jeta është e shtrenjtë dhe tani me këto çmimet e energjisë dhe të gazit është një histori tjetër prapë që unë nuk e di se si do vazhdojë.