350 mijë lekë tava peshkut, zv.kryeministri Erion Braçe skandalizohet nga fatura e restorantit

2369
0

Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar çmimet e kripura në restorant duke publikuar edhe një faturë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Braçe kërkon që të mos abuzohet me çmimet, pasi kështu humbet klientela dhe krijohen edhe problemet me ligjin.

Postimi i Erion Braçes

“MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR;DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!

1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;

2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;

3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;

4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!”– shkruan Braçe.