3 shtetet ku shqiptarët mund te udhetojnë lirisht dhe kriteret për vendet e tjera fqinje dhe ato për pushime

Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht dhe pa asnjë detyrim kufizues, në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.

Gjithashtu shqiptarët mund të shkojnë edhe në Turqi, me pushime apo për çështje të tjera, por duhet të kenë një test PCR Covid-19  me afat 72 orësh.

Ndërsa vendet fqinjë si Italia dhe Greqia po vazhdojnë të mbajnë të mbyllur kufijtë për pjesën më të madhe të shqiptarëve edhe pse ata kanë mijëra raste ditore të infektuarish kurse ne, tek-tuk.

Ajo që bie në sy është se Shqipëria nuk po e zbaton parimin e reciprocitetit ashtu siç ka bërë dhe vazhdon të ketë në fuqi Kosova. Kjo do të thotë që qytetarët e vendeve që nuk lejojnë shtetasit e vet të hyjnë pa kufizime, trajtohen në të njëjtën mënyrë dhe nga shteti tjetër.

Italia deri në 30 korrik sipas shtyrjes më të fundit, pranon vetëm raste shumë të rralla që shqiptarët të futen në atë vend.

Ndërsa Greqia po shfrytëzon pandeminë për të mos mbetur pa punëtorë sezonalë dhe ka hapur kufijtë edhe për ta. Shtyrja e radhës është bërë deri  14 qershor. Gjithsesi nesër më 9 qershor qeveria greke pritet të mblidhet për të njoftuar heqjen e të tjerave kufizime dhe në diskutim janë edhe kufijtë me Shqipërinë.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.