“Dua të largohem nga puna!”, i tha pronarit të tij… Ditën e fundit i bën atë që s’e priste kurrë në jetë!

960
0

Një marangoz i sprovuar prej shumë viteve përvojë vendosi se kishte ardhur koha të tërhiqej.

Ai i tha punëdhënësit të tij të për planet që kishte bërë për ta lënë biznesin e ndërtimit të shtëpive prej druri dhe për të jetuar një jetë më të rehatshme me gruan e tij edhe të gëzonte familjen e tij të zgjeruar.

Ai do të humbiste kështu pagën e çdo jave por as që i bëhej vonë për këtë…

Donte të tërhiqej!

Kontraktuesit i erdhi vërtetë keq të shihte punonjësin e tij të mirë të largohej dhe e pyeti nëse mund të ndërtonte vetëm një shtëpi tjetër si një favor personal.

Marangozi tha po, por me kalimin e kohës ishte e lehtë të kuptoje se zemra e tij nuk ishte tek puna e tij.

Ai përdori një mjeshtëri të dobët, materiale inferiore, i shpërfillte detajet dhe mezi po priste ta hiqte qafe.

Ishte një mënyrë fatkeqe për t’i dhënë fund një karriere të përkushtuar për aq shumë vite.

Kur marangozi përfundoi punën e tij, punëdhënësi i tij erdhi për të inspektuar shtëpinë. Pasi ai mbaroi inspektimin, ia shtriu dorën me çelësin e derës marangozit dhe i tha:

“Kjo është shtëpia jote … dhurata ime për ty.”

Marangozi mbeti i shokuar!

Sa turp!

Nëse ai do ta kishte ditur se po ndërtonte shtëpinë e tij, ai do ta bënte atë në mënyrë krejt tjetër.

I njëjti koncept është i vërtetë edhe me ne, çdo ditë. Ne ndërtojmë jetën tonë, duke i bërë gjërat me shumë pak ose aspak zemër në to, më tepër sa për t’i hequr qafe, për të mbaruar punë, as nuk lodhemi të japim më të mirë e mundshme.

Më pas, është tronditëse, kur kuptojmë se duhet të jetojmë në ‘shtëpinë’ që kemi ndërtuar shkel e shko, në braktisje e sipër.

Nëse mund ta bënim përsëri, do ta bënim atë shumë ndryshe. Por jeta… jeta nuk është një shtëpi që mund ta shembësh e ta nisësh prej fillimi.

Ti je marangozi i jetës tënde, dhe çdo ditë ju godisni një gozhdë, vendosni një dërrasë, ose ngrini një mur.

Dikur një burri i mençur pati thënë, “Jeta është një projekt dhe ti je zbatuesi”.

Qëndrimi juaj, dhe zgjedhjet që bëni sot, ndihmojnë në ndërtimin e “shtëpisë” që do të jetoni nesër. Prandaj, ndërtoni me mençuri!