Këto 10 Shenja Tregojnë se të është Lodhur Shpirti e jo Trupi!

1036
0

Kur kalojmë nëpër periudha të gjata të stresit të jashtëzakonshëm mendor apo emocional, shpesh shpirtrat tanë mund të bien në një pushim të thellë që duket shumë si një depresion, sepse ka simptoma të ngjashme.

Dhe po aq sa duam ta marrim veten duke menduar pozitivisht dhe duke e zhvendosur fokusin tonë për të qenë më energjik, ne do të vazhdojmë të ndihemi të lodhur dhe të plogësht.

Arsyeja pse ndodh kjo, është se shpirti ynë ka nevojë për kohë për t’u shëruar, e në të njëjtën mënyrë që “eshtrat e thyera” të marrin kohën e duhur për t’u riparuar.

Megjithëse shpirti ynë nuk është i dukshëm, është po aq i rëndësishëm sa pjesa tjetër e jona, kështu që ne duhet ta trajtojmë shërimin e shpirtit me të njëjtën rëndësi si dëmet trupore.

Nëse i injorojmë shenjat që energjia jonë po zbrazet, kjo mund të çojë në pasoja shumë serioze, siç janë: ankthi kronik, problemet e shëndetit mendor dhe depresioni.

Këto janë 10 shenjat që shpirti juaj është i rraskapitur dhe i kanë shteruar energjitë:
1. Gjatë ditës, gjithçka që dëshironi të bëni është të pushoni dhe të shtriheni

Ju keni tendencë të dremitni shpesh dhe nganjëherë ju keni vështirësi të zgjoheni dhe të dilni nga shtrati. Gjatë natës, ju ndiheni të shqetësuar, sepse kur flini përjetoni dhe shihni ëndrra e makthe të forta që ngjajnë kaq reale.
2. Ju keni një ndjesi dhembjeje në të gjithë trupin tuaj

Ju mund të ndieni tension, marramendje, dhimbje stomaku, shikim të paqartë dhe dhimbje koke pa ndonjë arsye.
3. Kur dikush ju pyet se çfarë keni, ju nuk dini si të përgjigjeni sepse as ju vetë nuk e dini

Ju e dini se diçka e ndërlikuar dhe e thellë po ndodh brenda jush, por ju nuk mund ta përshkruani pse ndjeheni në atë mënyrë dhe më e rëndësishmja, pse nuk mund të dilni nga ajo energji që ju ka mbërthyer.
4. Ju shpesh ndiheni të copëtuar dhe të çorientuar sepse mendja dhe trupi juaj nuk janë të sinkronizuar
5. Të gjitha emocionet tuaja janë intensifikuar

Ju ndiheni jashtëzakonisht emocionalë dhe mund ta gjeni veten duke qarë pa ndonjë arsye të qartë. Ju shpesh ndiheni sikur zemra juaj do të shpërthejë me dashuri një moment dhe do të thyhet në një moment tjetër.
6. Ju përjetoni sulme të lehta paniku ose ankth kronik
7. Ju ndiheni thellësisht të vetmuar edhe kur jeni në mesin e njerëzve të tjerë

Ju filloni të vini në dyshim njerëzit rreth jush dhe kujt mund të besoni sepse po qëndroni në pozicion mbrojtjeje shumicën e kohës.
8. Keni mendime të hidhura, xhelozie, zemërimi a mërie për gjithçka që ndodh rreth jush kur zakonisht ju jeni shumë të mëshirshëm, falës dhe dashamirës
9. Trupi juaj ndjehet i dobët dhe çdo lëvizje ju lodh jashtëzakonisht shumë

Ju mungon energjia! Të shkuarit në palestër dhe të ushtruarit nuk ju bën më të lumtur sepse është bërë një punë e vështirë për ju.
10. Ju shpesh ndiheni të frikësuar dhe të pasigurt në lidhje me të ardhmen tuaj

Ndonjëherë ndiheni aq të shterur dhe të rraskapitur saqë doni thjesht të bëni gati valixhet tuaja, të ikni e të filloni përsëri jetën tuaj, sepse nuk keni më kënaqësi të bëni gjërat që ju kanë gëzuar dikur.

Nëse ndiheni kështu, është koha për t’i dhënë përparësi vetes dhe për t’u kujdesur për shpirtin tuaj. Pushoni sa më shumë që të keni nevojë. Fikni telefonin tuaj dhe kaloni pak kohë duke bërë gjërat tuaja të preferuara.

Bëni banjo të ngrohta, meditoni, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar dhe kaloni më shumë kohë me njerëzit që doni më shumë.

Shmangni mendimet negative dhe të folurën negative për veten tuaj! Mos e kritikoni vetveten! Praktikoni balancimin e energjisë tuaj!

Kur ju mund t’i kushtoni vëmendje pikërisht asaj që dëshiron shpirti juaj, ju mund të eliminoni çdo gjë në jetën tuaj që ju shteron energjitë dhe ju dobëson e të përqendroheni te mendimet dhe përvojat pozitive që rrezatohen me bukurinë dhe energjinë pozitive!