21-vjeçarja shqiptare në Itali: Po garoj për Këshillin Bashkiak në Prato

291
0

Arjana Salimusaj, 21-vjeçe e cila studion për inxhinieri civile në Firence, aktualisht kandidon për këshillin bashkiak Prato në zgjedhjet që do zhvillohen më 8 dhe 9 qershor ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Ajo tha se është lindur e rritur në Itali duke shtuar se në vendin ku po kandidon mbi 1500 shqiptarë janë me nënshtetësi italiane dhe kanë të drejtë vote.

Mes tjerash ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për të kandiduar në këto zgjedhje.

“Kam lindur dhe rritur në Itali. Prindërit e mi kanë ardhur në vitet ’90. Është e rëndësishme që të ruajmë gjuhën dhe kulturën tonë. Më shumë se 1500 shqiptarë janë me nënshtetësi shqiptare dhe kanë të drejtë vote.  Këtu janë gjërat shumë të hapura, të gjithë e kanë derën e hapur për të folur dhe për të  shprehur problemet tona.  Politikën shqiptare e kam ndjekur kur kam qenë më e vogël.