17.5 C
Tirana

200 vende pune me kontratë 1-vjeçare, Ministrja thirrje të rinjve të aplikojnë

Date:

Share:

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka përcjellë mesazhin e disa të rinjve të punësuar në institucione të ndryshme nëpërmjet thirrjes së fundit të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët ftojnë të rinjtë e tjerë të aplikojnë deri më 31 korrik për t’u bërë pjesë e këtij programi.

“Një mesazh nga të rinj e të reja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët kanë përfituar kontratë 1-vjeçare pune në institucione të ndryshme! Ndërkohë, aplikimet për THIRRJEN VI të këtij programi vazhdojnë deri më datë 31 korrik! Apliko dhe mos e humb mundësinë! Aplikimet nëpërmjet http://praktika.arsimi.gov.al” – shprehet Ministrja Kushi.

Aplikimi për “Thirrjen VI” të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është i hapur për të rinjtë mes moshës 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor” dhe nuk kanë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme.

Pas mbylljes së aplikimeve më datë 31 Korrik 2021, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore, në periudhën 16 gusht – 16 nëntor 2021. Ndërkohë, pas përfundimit të praktikës 3-mujore, rreth 200 praktikantëve me performancën më të mirë do t’iu ofrohet mundësia e lidhjes së një kontrate 1-vjeçare pune.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.