“20 mijë euro për person” Si funksiononte grupi kriminal që çonte shqiptarët në SHBA e Kanada?

912
0

Rreth 40 urdhër-arreste janë lëshuar ditën e sotme, për shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal me bazë në Lezhë. Mes tyre janë arrestuar edhe disa punonjës policia, ndërsa tashmë detaje të reja janë mësuar mbi mënyrën se si funksiononte ky grup.

Rrjeti kriminal dërgonte klandestinë nga Shqipëria në SHBA dhe Kanada kundrejt pagesave prej 15 deri në 20 mijë euro. Si shkëmbim kundrejt parave, të interesuarve u jepeshin pasaporta false për të lëvizur në vendet e BE-së.

Pasaportat dublikoheshin, vidheshin identitet dhe më pas vendosej fotoja e personit që ishte i interesuar të ikte në SHBA apo Kanada.

Operacioni ka nisur prej më shumë se një viti më parë, ndërsa përveç policisë shqiptare, aksioni u asistua edhe nga oficerë të SHBA.

Hetimet po vijojnë në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë, ku janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetëra persona. Pjesë e kësaj skeme janë më shumë se 60 persona.