16.5 C
Tirana

“20 mije dollarë për pasaportë” Zbulohet grupi që dërgonte shqiptarë në Amerikë ilegalisht.

Date:

Share:

Dërgonte emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me pasaporta të falsifikuara. Kapet shqiptari dhe dy italianë nga policia italiane.

Mësohet vepronin në qytetin e Peruxhias dhe kryesisht dërgonin në SHBA qytetarë shqiptarë me dokumente ilegale. Xhiro mendohet te jete mbi 800 mije dollare

Në prangat e policisë ranë një 37-vjeçar shqiptar dhe dy italianë 44 dhe 47 vjeç. Këta të fundit janë drejtues të një agjencie udhëtimi në Foglino. E gjithë skema e dërgimit në SHBA të emigrantëve të paligjshëm bëhej në bashkëpunim me agjencinë e udhëtimit e cila bashkepunonte per te marrë viza 90 ditëshe.

Sipas mediave italiane, 37-vjeçari shqiptar gjente emigrantë nga Shqipëria dhe kujdesej për pajisjen e tyre me pasaporta të falsifikuara. Më pas, udhëtimi drejt Amerikës organizohej nga agjencia e udhëtimit që menaxhohej nga dy italianët e arrestuar. Emrat e tyre nuk janë bërë me dije nga policia italiane. Sipas hetimeve të deritanishme, ka rezultuar se ky aktivitet kriminal ka nisur që prej vitit 2013, kur dhjetra shqiptarë kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme.

Emigrantët paguanin mijëra Euro për këtë rrjet kriminal, thonë hetuesit italianë. Pagesa bëhej një pjesë ne fillim dhe pjesa tjetër pasi ata mbërrinin me sukses në destinacion. Hetimet e policisë italiane për këtë rast janë bërë në bashkëpunim me autoritetet amerikane.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.