20 Fakte interesante për Amerikën dhe historinë e saj

1148
0

A e dini se kush është “dajë Semi”? Pse Partia Demokratike dhe ajo Republikane në SHBA morën simbole kafshësh. Kush nga presidentët ishte xhelat, cili zotëronte një bar, cila është puna më vdekjeprurëse e vendit dhe shumë fakte të tjera rreth kulturës dhe historisë amerikane

1- “Dajë Semi”

Fraza “Dajë Sem” është njohur zyrtarisht nga Kongresi Amerikan si një simbol i Shteteve të Bashkuara në vitin 1961, por historia e tij i ka rrënjët gati dy shekuj më parë.

Gjatë Luftës në 1812 kundër Britanisë, qeveria zgjodhi si furnizues të ushqimit të ushtrisë, Samuel Wilson, një kasap New York.

Wilson e dërgonte mallin e tij në fuçi druri ku ndodhej mbishkrimi SHBA. Ushtarët duke e ditur se mishi vinte nga Samuel Wilson, filluan ta thërrisnin atë “Dajë Semi”, duke komentuar sa herë vinte ushqimi: “Erdhën pakot e dajë Semit”.

Në vitet që pasuan, karikaturistët filluan të shtrembërojnë imazhin e personazhit origjinal, dhe sot “Dajë Semi” njihet në të gjithë botën për posterin e rekrutimit të James Montgomery Flagg në vitin 1917, por fytyra e kasapit është ende e njohur nga statuja që Xhaxha Sam ka në Masaçusets, vendlindjen e tij.

2- Si Partia Demokratike dhe ajo Republikane në SHBA morën simbole kafshësh

Gomari i Partisë Demokratike dhe elefanti i Partisë Republikane kanë qenë në skenën politike që nga shekulli 19.

Origjina e gomarit të Demokratëve i ka gjurmët e para që nga viti 1828 i fushatës presidenciale të Andrew Jackson. Gjatë garës, kundërshtarët e Jackson e quanin atë “jackass” (gomar). Megjithatë në vend që ta refuzonte etiketimin, Jackson, heroi i luftës së vitit 1812 që më vonë shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan, ishte i kënaqur  me këtë emër dhe përfshiu imazhin e kësaj kafshe në posterët e fushatës së tij. Jakscon e mposhti presidentin në detyrë John Quincy Adams dhe shërbeu si presidenti i parë demokrat në Amerikë.

Në vitin 1870, karikaturisti me ndikim politik Thomas Nast ndihmoi popullarizimin e gomarit si simbol i Partisë Demokratike.

Partia Republikane u formua në vitin 1854 dhe 6 vjet më vonë Abraham Lincoln u bë anëtari i parë i zgjedhur i Shtëpisë së Bardhë. Një imazh i një elefanti u shfaq si simbol i Republikanëve në një karikaturë politike dhe një ilustrim në një gazetë gjatë Luftës Civile.

Elefanti nuk u bë simbol i Partisë Republikane deri kur Thomas Nast që është konsideruar babai i karikaturave politike moderne, e përdori atë në një karikaturë për gazetën Harper. E titulluar “Paniku i mandatit të tretë”, vizatimi i Nast u përqesh nga New York Herald, që ishte kritike ndaj mandatit të tretë të Presidentit Ulysses Grant dhe portretizua grupet e interesit si kafshë e ndryshme, përfshi dhe një elefant me etiketën “vota republikane”.

Nast e përdori elefantin për të përfaqësuar republikanët në karikaturat e tjera gjatë vitit 1870

3- “Arush pelushi” dhe Roosevelti

“Arush pelushi” është sajuar kur Theodore “Teddy” Roosevelt (1858-1919) një ditë kishte refuzuar ta vriste një këlysh të vogël ariu. Kjo ngjarje që ishte raportuar në lajme, e kishte frymëzuar një prodhues lodrash për fëmijë për ta dizajnuar dhe prodhuar arush pelushin.

4- Flamuri i parë amerikan

Flamuri i parë amerikan ishte pak më ndryshe nga ai i sotmi. Ai kishte 13 yje në vend të 50 sa ka sot. Yjet kanë qenë të dizajnuara në qoshe në një rreth, i cili paraqiste barazinë e shteteve. Ky flamur ishte projektuar nga Betsy Ross gjatë Revolucionit Amerikan.

5- Marihuana

Marihuana nuk kanë qenë gjithmonë një kulture bujqësore e paligjshme. Në vitet 1800, në Kentaki  marihuana ishte një kulturë bujqësore që kultivohej me të madhe.

Në atë kohë marihuana nuk është përdorur për pirje (tymosje), por  për fijet e saj, të quajtura kërp, të cilat janë përdorur në anije, për litar, spango, letër dhe kanavacë. Kjo kulturë bujqësore është kultivuar edhe nga vet George Washingtoni.

6- Smith-ët kundër Vietnamit

Gjatë luftës në Vietnam kanë humbur jetën 58.152 ushtarë amerikanë, prej tyre 667 e kanë pasur mbiemrin “Smith”, 557 mbiemrin  “Johnson”  dhe 406 mbiemrin “William”.

7- Pse të martën, pse në nëntor …

Zgjedhjet presidenciale amerikane  gjithmonë janë mbajtur në një të martë, në nëntor, për shkak të motit, korrjeve dhe riteve fetare.

Në kohët kur votuesit udhëtonin me kuaj për në vendvotime, e marta ishte një ditë ideale për shkak se njerëzit të dielën kryenin ritet fetare, të hënën kalëronin deri në qendrën e qarkut të tyre dhe votonin të martën dhe të gjitha këto punë kryheshin para të mërkurës që ishte ditë tregu.

Nëntori ishte i përshtatshëm sepse në këtë muaj përfundonin punët bujqësore vjetore dhe ende  moti ishte ende i mirë për të udhëtuar me kuaj dhe karrocë.

8- Flamuri i vjetër

Flamuri aktual i SHBA-së me 50 yje u dizajnua nga një 17 vjeçar si pjesë e një projekti shkolle në vitin 1958. Ai mori notën B-.

9- Liqeni i Madh

Ka mjaftueshëm ujë në Liqenin Superior sa për të mbuluar të gjithë tokën e Amerikës së Veriut dhe Jugut me një lartësi 30 cm.

10- Pica me shumicë

Në Amerikë prodhohet aq shumë picë në ditë sa për të mbuluar 404 mijë metra katrorë.

11- Ushtria e fuqishme

Forca më e madhe ajrore në botë janë Forcat Ajrore Amerikane. Në vend të dytë qëndrojnë përsëri Marina Amerikane dhe Trupat Amerikanë të kombinuar së bashku.

12- Lumenjtë e vjetër

3 nga 5 lumenjtë më të vjetër në botë rrjedhin në Amerikë. Ato janë nga qindra milionë vjet të vjetër.

14- Puna më vdekjeprurëse në Amerikë

Statistikisht, puna më vdekjeprurëse në Amerikë është … të jesh president. Nga 44 persona që kanë mbajtur postin, 4 janë vrarë në krye të detyrës.

15- Një president sipërmarrës

I vetmi president amerikan që kishte një patentë dhe një bar ishte Abraham Lincoln. Patenta e tij vlente për një pajisje që hiqte anijet nga rëra kur ngecnin. Ndërsa lokali i tij ishte një dështim i keq.

16- Presidenti me të cilin nuk duhet të merresh

I vetmi president ekzekutues ishte Grover Cleveland. Si shefi i Erie County në Nju Jork ai vari një vrasës.

17- Në lavdërimin e pelegrinëve

Një në 10 amerikanë mund të jetë i afërm gjaku me një nga 102 pelegrinët që mbërritën ne bordin Mayflower në vitin 1620. Por ende besohet se këto janë mite për ditën e Falënderimeve.

18- FBI i vëzhgon

1 në 3 amerikanë i kanë gjurmët e gishtave në dosjet e FBI-së.

19- Një komb mirë-bërësish

Sipas Indeksit Botëror të Dhurimit, amerikanët janë njerëzit që kanë më shumë gjasa të ndihmojnë një të huaj

20- Falenderim për zjarrfikësit

Më shumë se 69% e zjarrfikësve në Amerikë janë vullnetarë/faktoman/