2 vite pas ndarjes nga Bora, Vin Veli drejt martesës

833
0

Dj i njohur Vin Veli bëri të ditur në vitin 2017-të ndarjen e tij nga moderatorja Bora Zamani me të cilën bashkëjetonte. Edhe pas ndarjes, Vin Veli kalon goxha kohë me djalin e tij Arborin dhe është shprehur se është personi më i rëndësishëm në jetën e tij.

Në një intervistë për Bordo.al ai është pyetur rreth jetës së tij sentimentale dhe Dj i njohur ka refuzuar të flasë në lidhje me çështjet e zemrës por është shprehur se do ta bëjë publike kur të martohet çfarë të lë hapësirë te mendosh se është dikush në jetën e tij.

“Për momentin nuk dua të bëj asnjë koment rreth çështjeve të zemrës.Publike do ta bëj vetëm kur të martohem.Përpos asaj idesë shpesh të gabuar që është krijuar për Dj, unë personalisht nuk e kam parë profesionin tim si një mekanizëm që tërheq femrat, aq me tepër t’i vë dhe kritere,” është shprehur ai gjatë intervistës duke nënkuptuar se në jetën e tij ekziston dikush dhe mundësia që ai të krijojë një familje.