E rrallë, çifti lind 2 herë binjakë në më pak se dy vite

870
0

Në më pak se dy vite një çift të rinjsh kanë mundur të sjellin në jetë 2 çifte binjakësh.

Bëhet fjalë për Shauna Copple, 20 vjeç dhe Josh Fell, 22-vjeç, nga Swinton. Ata u shokuan në vitin 2017 kur zbuluan se po prisnin binjakë. Në nëntor të 2017 ata sollën në jetë Amelia-Rose dhe Maison. Por shumë shpejt gruaja do të mbeste sërisht shtatzënë.

Kur Shauna ngeli shtatzënë përsëri një vit më vonë, u trondit akoma më shumë kur zbuloi se priste binjakë për herë të dytë.

Javën e kaluar ata mirëpritën në jetë dy binjakët e tjerë Islan dhe Darcie.

20-vjeçarja tha:

Nuk kemi binjakë në familje kështu që u suprizuam kur e zbuluam për herë të parë. Menduam se do ishte e vështirë por nuk ishte aq sa e kishim imagjinuar. Kur ngela shtatzënë sërish u shokova kur na thanë se ishin sërish binjakë. Menduam: E kemi kaluar njëherë këtë kohë ndaj do jetë më e lehtë.”