19-vjeçarja martohet me një 62-vjeçar, duan një fëmijë

837
0

“Dashuria nuk njeh moshë”. Kjo thënie i shkon shumë për shtat 19 vjeçares Samantha Simpson, e cila është martuar me një 62 –vjeçar.

Simpson ra në dashuri më “gjyshin” e saj për nga mosha dhe sot ata janë të martuar dhe po tentojnë të bëjnë një fëmijë. 19-vjeçarja u njoh me JR përmes miqve kur ajo ishte vetëm 18 vjeç dhe pas disa muajsh duke folur me njëri tjetrin ata vendosën të kishin një lidhje.

Edhe pse marrëdhënia e tyre në çift nuk ka qenë shumë e qetë, pasi janë përballuar me kritika të shumta, sidomos nga familja e saj. Ata e kanë quajtur të burrin e saj një pedofili, i cili krijon marrëdhënie me një vajzë që ka 43 vite diferencë moshe, raporton Mirror.

Familja e saj në Berryville, Arkansas, SHBA nuk e pranon bashkëshortin e saj, pasi ata kanë diferencë të madhe moshe.

JR, i cili është në pension ka marrë një shtëpi në Wichita, Kansas, gjashtë muaj më parë dhe jetojnë bashkë.

Pas një viti që takoheshin, ata vendosën të martoheshin në Janar të vitit 2018 dhe tani janë duke tentuar të bëjnë një fëmijë.

Samantha ka thënë se kur ata janë në ambiente publike shumë njerëz mund ti cilësojnë si gjyshi me mbesën dhe kjo gjë më mërzit, por ka edhe më keq së kaq. “Ka shumë njerëz që e quajnë JR një pedofil, sidomos kur në puthemi në ambiente të hapura dhe kjo gjë më mërzit shumë. Nuk ka një moment kur ne jemi jashtë dhe nuk bëjnë një koment në lidhje me marrëdhënien tonë, dhe kjo është vetëm rraskapitëse.”

Samantha kërkon që prindërit dhe miqtë e saj të pranojnë martesën e tyre.

“Ne duam që njerëzit të kuptojnë se ne jemi të lumtur dhe serioz në lidhje me marrëdhënien tonë dhe ata nuk duhet të na diskriminojnë në një mënyrë të tillë”.