«Të lutem tregohu e dhembshur me të», letra e sinqertë e një nëne për njerkën e djalit të saj

968
0

Për gruan tjetër në jetën e djalit tim! Ka mundësi që ti të mos e lexosh kurrë këtë, por unë po shkruaj sepse po luftoj me konceptin se një grua tjetër është në jetën e fëmijës tim. Kjo sigurisht nuk është ajo që unë kisha imagjinuar se do të ndodhte kur të kisha fëmijë- as që më kishte shkuar në mendje kurrë se do ta shihja tim bir me momente të kufizuara apo se në jetën e tij do të kishte një figurë tjetër nëne.

Por ky është realiteti im. Dhe ka disa gjëra që do dëshiroj t’i them. Të lutem mos e tako fëmijën tim derisa të ndiesh se marrëdhënia që ke me babain e tij ka jetëgjatësi. Djali im ka një shpirt të ndjeshëm dhe lidhet shpejt me të tjerët. Ai do të të pëlqejë, do të dojë të kalojë kohë me ty dhe nëse ti nuk je plotësisht e përgatitur për këtë, atëherë të lutem mos hyr në jetën e tij. Ai do të trishtohet shumë nëse ti largohesh, dhe do të ishte konfuze për të të kuptonte sesi një person tjetër ka ardhur dhe ka ikur nga jeta e tij kaq lehtë.

Ai është me të vërtetë i mrekullueshëm, kështu që ndoshta edhe ti do të trishtohesh kur të ndahesh nga ai. Sepse kjo nuk do të jetë për faj të tim biri. Ai, mbase, duhej ta kishte mësuar më herët se gjërat jo gjithmonë funksionojnë sipas dëshirave të fëmijëve tanë.

Magjia e prindërve të tij që jetojnë së bashku dhe e tij, duke u rritur në një familje të bashkuar, është zhdukur. Ai do të jetë i ndryshëm nga disa prej shokëve të tij të klasës dhe madje mund të përjetojë ngacmime për shkak të ndarjes së prindërve. Im bir i përjeton shumë gjërat, shpërthimet e tij në të qara mund të ndodhin për shkak të shumë ngjarjeve. E gjitha ajo që unë kërkoj nga ti është të jesh e ndjeshme dhe e dhembshur ndaj djalit tim.

Të lutem të tregohesh e butë me të. Unë kurrë nuk do të flas keq për ty para djalit tim- për këtë të jap fjalën. Por nga ana tjetër shpresoj shumë që as ti të mos e bësh. Ti ke dëgjuar vetëm një anë të historisë sonë me ish-bashkëshortin dhe është e rëndësishme të mbash mend se gjithmonë ka dy të tilla.

Jam e sigurt se ajo që ke dëgjuar për mua nuk ka qenë shumë e lezetshme, por pavarësisht atyre që janë thënë, unë meritoj të respektohem dhe premtoj se do të bëj të njëjtën gjë për ju. Kjo jo gjithmonë mund të jetë e lehtë, por mund t’ia dalim.

Unë do të jem gjithmonë nëna e djalit tim. E mbajta këtë njeri të vogël brenda meje për nëntë muaj, kalova shumë sfida për ta sjellë atë në këtë botë dhe kalova shumë muaj pa gjumë për ta ushqyer, për ta edukuar dhe për ta qetësuar sa herë qante. Jam kujdesur kur ka pasur sëmundje dhe kam qenë aty kur ka bërë dy operacione.

Kam qarë kur trupi i tij kishte njësoj si ditën e parë kur im bir u fut në kopsht. Kjo në asnjë mënyrë nuk zvogëlon rolin që ju mund të luani në jetën e tij si një person tjetër që e do dhe e mbështet. Unë me të vërtetë besoj se sa më shumë njerëz që e duan një fëmijë, aq më i mirë bëhet ai.

Një ditë shpresoj se mund të jemi mikesha. Me të vërtetë po e them këtë. Unë dua t’i tregoj djalit tim se rritja në familje të ndara nuk do të thotë se duhet të ketë grindje; që ne mund të bashkohemi dhe të ndajmë moment të njëjta në jetën e tij. Që ne të mund të jemi në angazhimet e tij duke qëndruar krah për krah që ta gëzojmë atë duke u shprehur me entuziazëm për të, ndërkohë që ai luan.

E di se kjo mund të jetë vetëm një fantazi dhe kjo miqësi ndoshta nuk do të ndodhë kurrë, por unë shpresoj vetëm që për hir të djalit tim se ne do të mund ta bëjmë këtë. Unë mundem dhe do të përpiqem ta bëj këtë, do të doja ta bëje edhe ti.

Nëse këtë e ke bërë deri tani, faleminderit! Faleminderit që je personi tjetër në jetën e djalit tim që do ta mbështesë dhe ta dojë pa fund dhe pa asnjë dyshim. Kjo do të thotë shumë për të gjithë ne. Me sinqeritet, Një nënë që përpiqet të japë më të mirën e saj./Burimi ”PËR NËNAT”