1500 euro ndihme financiare për familjet që kanë humbur familjaret e tyre nga Covid-19

77
0

Ministria e Financave dhe e Punës në Kosovë ka njoftuar se sot Ministri Hekuran Murati ka nënshkruar vendimin për mbështetjen e familjeve që kanë humbur familjarin nga Covid-19.

Sipas njoftimit, çdo familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me Covid-19, do t’u ofrohet mbështetje financiare me vlerë prej 1,500 euro.

Nga ky vendim përfiton edhe stafi mjekësor që shërben në sektorin publik, i cili ka patur edhe barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë pandemisë.  

Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë”, thuhet në njoftim.