13 ditë nën rrënoja, ja kërkesa e të mbijtuarit kur pa dritë me sy (VIDEO)

826
0

Një sirian i identifikuar me emrin Semir Muhammed Accar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit.

Siç raportojnë mediat e huaja, pasi qytetari pa dritë pas 13 ditësh nën rrënoja, gjëja e parë që ka kërkuar nga grupet e kërkim-shpëtimit ka qenë të pijë ujë. Atij iu dha menjëherë një shishe me ujë për të shuar etjen. Sipas ekipeve të kërkim – shpëtimit, ata dëgjuan papritur disa tinguj në ekzaminimin që bënë me një kamerë termike dhe pajisje të ndjeshme dëgjimi.

Aty zbuluan se kishte disa persona të gjallë, mes tyre një grua dhe një fëmijë, të cilët u nxorën së bashku me Semirin dhe u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

VIDEO