103-vjeçari bën vaksinën/ Plasin polemikat në rrjet: Një dozë e cuar dëm, ta refuzonte

164
0

Vaksinimi i një te moshuari 103-vjeçar kundër koronavirusit është shoqëruar me jo pak polemika. Basilio Pompei është më i vjetri që bëri vaksinën në Toskanë. Por ka nga ata që mendojnë se vaksina e dhënë për të është e çuar dëm, duke qenë se është shumë i moshuar. Sipas tyre, 103-vjeçari duhet t’ua kishte lënë të tjerëve vaksinën.

“Një dozë e shkuar dëm”, “Ai është 103 vjeç dhe duhet ta kishte refuzuar atë”, ‘Le të vrasim 40-vjeçarët dhe të vaksinojmë 100-vjeçarët”, ishin disa nga komentet që u lexuan në rrjetet sociale.

Pas komenteve negative, reagoi zëvendëskoordinatori që merret me vaksinimin në Firence,

Giampaolo Giannelli. Ai tha se këto komente janë të turpshme dhe të patolerueshme sepse ka një protokoll shumë të qartë sesi do të kryhet vaksinimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.