100-vjeçarja ka një këshillë për ata që duan nje jetë sa më të gjatë: Mjekët mahniten me mua sepse..

411
0

100 vjeçarja Hilda Jaffe ka një këshillë të thjeshtë për të gjithë njerëzit që duan nje jetë sa më të gjatë: zgjidhi me kujdes prindërit e tu! Thënë kështu në formë humoristike, ajo beson se gjenet luajnë një rol kryesor në jetëgjatësinë e saj, pasi siç rrëfen Hilda për mediat e huaja, babai i saj vdiq në fund të 80-ave dhe nëna e saj jetoi deri në të 90-at.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të dëgjojmë për dietat e kujdesshme apo aktivitetet që e mbajnë në formë njeriun edhe në moshë të thyer, Hilda nuk shqetësohet shumë për këtë pjesë.

Ajo shkon në restorantin pranë shtëpisë së saj në Midtown Manhattan, ulet dhe pa i hedhur sy menusë porosit diçka për të ngrënë. Një ndër të preferuarat e saj janë omletat ose sanduiçët me mish.

Për Insider, e moshuara thotë se ushqehet me gjërat që i pëlqejnë pa e vrarë mendjen shumë.

“Në fund të fundit është thjesht një ushqim për darkë. Mund të ngre një dolli, të konsumoj një hamburger ose vezë kur jam në restorant”, thotë ajo.

Në shtëpi, Hilda i përmbahet një diete paksa më të pasur me perime. Ajo shpjegon se është bërë pjesë e shumë studimeve që ekspertët kanë kryer sa i takon gjenetikës duke theksuar se asnjëherë s’ka hezituar.

“Mjekët gjithmonë mahniten me mua”, përfundon ajo duke qeshur