10 vite në këtë detyrë, zbulohet arsyeja e largimit të Artan Lames. La drejtimin e Kadastrës për …

76
0

Arsyeja e dorëheqjes së Artan Lames nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës Burime koenfidenciale tregojnë për Dosja.al se Lame është hedhur në fushën e politikës dhe sapo ka nisur një karrierë të rë.

Pas 10 vitesh në këtë detyrë, Lame është një nga emrat që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të kandiduar në një nga bashkitë e Jugut të Shqipërisë.

Ai do t’i bashkohet skuadrës së selizë rozë dhe do të kandidojë më 14 maj 2023, por bashkia të cilën Rama kërkon t’ia besojë, nuk është caktuar ende. 

Ky vendim mësohet të jetë marrë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste që u zhvillua sot nën drejtimin e vetë kryeministrit Rama. Sot u njoftuar dhe largimi i Lames nga drejtimi i Agjencisë së Kadastrës, karrige të cilën do ta zërë Dallëndyshe Bici. Kjo e fundit od të prezantohet nesër në orën 10:00 zyrtarisht.