“10 milion leke per blerjen e shtëpisë.”, programi i qeverisë për familjet: 100 mijë lekë në muaj për të paguar çerdhen

359
0

Ditën e sotme është zbuluar programi i qeverisë “Rama 3”, ku një nga shtyllat kryesore ku do të bazohet qeveria socialiste është familja dhe mirëqënia e saj.

Në programin e qeverisë parashikohet një mbështetje e madhe për familjet e reja, të cilat do të përfitojnë 10 milionë lekë të vjetra mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutje të interesit në blerjen e shtëpisë.

Gjithashtu në program thuhet që për familjet me të ardhura deri në 1 milionë lekë të vjetra në muaj, do të ketë një pagesë deri në 100 mijë lekë të vjetra në muaj për shpenzimet e çerdhes së fëmijës.

Pjesë nga programi i qeverisë për familjet e reja:

-Familjeve të reja do t’u ofrohen 1 mln lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit në blerjen e shtëpisë

-Programi i banesave sociale në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike do të ndërtohen rreth 2000 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë Euro të Bankës Europiane të Investimeve

-Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom dhe egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin.