10 ditë ferri, termometri kapërcen 42 gradë Celsius, flet sinoptikania: I nxehti do të zgjasë deri..

676
0

Shqipëria do të përballet në ditët në vijim me një valë të nxehti e cila do të shtrihet në të gjithë vendin nga veriu në jug.

Sipas meteorologes Tanja Porja, termometri në 10 ditët e ardhme pritet të arrijë 42 gradë në disa qytete, teksa me temperaturat e larta do të përballet edhe veriu.

“Që ditën e sotme presim 40 gradë Celsius në rang vendi. Elbasani dhe Berati do të jenë qarqet më të nxehta. Kjo valë e nxehti do të jetë më e gjatë. Presim që të kemi të paktën 7 ditë shumë të nxehta në territor. Nga e enjtja presim maksimumin e temperaturave në Gjirokastër, Përmet, Elbasan, Berat. Në fundjavë do të ketë një ulje të lehtë, por që termometri do të rritet edhe me fillimin e javës tjetër. Edhe zonat malore rrezikojnë 40 gradë Celsius”, tha meteorologia Tanja Porja.