14.5 C
Tirana

1.4 mln EURO PASURI, kush është BOSSI i mafias që policia i rrëzoi sot ‘perandorinë’ (7 biznese, 4 apartamente, 9 makina luksi…)

Date:

Share:

Zbulohet emri i “bossit të mafias” së cilit policia me anë të operacionit forca e ligjit i ka sekuestruar mbi 1.4 mln euro pasuri.

Bëhet fjalë për Valentin Selajn, të arrestuarin e disa muajve më parë dhe i cilësuar si bossi i kokainës në Holandë e Itali. Selaj u lakua gjatë në media edhe për shkak të lidhjes intime me Viola Spiron, moderatoren e njohur të ekranit. Valentin Selaj dhe dy vëllëzërit e tij, P. Selaj e A. Selaj, janë të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Atyre u janë sekuestruar 7 biznese, (Hoteli Adria në Shëngjin, bare, restorante) 4 apartamente, 4 parcela dhe 9 makina luksoze.

Ndaj grupit të vëllezërve SELAJ u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:

• 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;

• 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);

• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;

• 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.

Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:

– P. Salaj, 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;

– V. Salaj, 29 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;

– A.Salaj, 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.