Zyrtare/ Ky eshte shteti i parë që lëshon pasaportat e vaksinimit!

618
0

Vendi i parë që ka lëshuar pasaportat e vaksinimit për të gjithë shtetasit e saj që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19 eshte Islanda.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë ndërkohë që përveç pasaportës në formë dokumenti, islandezët janë pajisur edhe me certifikatë digjitale. Qëllimi i pasaportave është të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis vendeve.

Ata mund të tregojnë një certifikatë vaksinimi gjatë kontrolleve kufitare dhe të përjashtohen nga kufizimet. Gjithsesi dokumenti duhet të njihet dhe ndërkombëtarisht, pasi Islanda nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.