Zyrtare/ Greqia vendos veton ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në BE

244
0

Greqia ka konfimruar ditën e sotme vendosjen e vetos për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Lajmi vjen nga mediat në Bruksel, ku raportohet se Greqia po bën presion ndaj Shqipërisë pas ngërçit në marrëdhëniet dypalëshe. Vendosja e vetos ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri nën akuzë për blerje votash.

Gjatë fundjavës, u përhapën thashethemet se Athina kishte refuzuar të mbështeste një letër që i kërkonte Komisionit të hapte pesë kapitujt e parë të negociatave. Një burim i Këshillit të BE-së i afërt me këtë çështje konfirmoi për Euractiv se kjo është e vërtetë. Sipas burimit, Athina thekson disa çështje në lidhje me shtetin e së drejtës, siç është rasti i Belerit dhe zbatimi i disa ligjeve që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, si të drejtat e pronësisë./shqip/