Zvicra kërkon punëtor, ja profesionet që kërkohen

578
0

Çdo ditë e më shumë shqiptarët po kërkojnë punë jashtë vendit bazuar në profesionet e tyre.

Një studim i ri ka nxjerrë në pah vendet e punës të cilat firmat zvicerane kanë më së shumti vështirësi t’i sigurojnë.

Dixhitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të shtyer ka bërë që Zvicra të ketë mundësi që të përballet me deficit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.

Në tre mujorin e parë të këtij viti, më së shumti punëtorë në Zvicër janë kërkuar në sektorët e më poshtë:

1) Auditorë, këshilltarë për taksa apo politika të trustit

2) Inxhinierë

3) Mjekë, infermierë dhe farmacistë

4) Pozita për IT

5) Pozita juridike

6) Mësimdhënie dhe edukim

7) Menaxhment dhe shërbime publike.