Zvicra, destinacioni kryesor për profesionistët e talentuar

1298
0

Në përgjithësi Zvicra kishte rezultate mjaft të mira, duke kryesuar me 11 nga 15 ekonomitë më konkurruese të talenteve

Zvicra është renditur edhe një herë në vendin e parë në renditjen botërore për tërheqjen e profesionistëve të talentuar, shkruan ‘swissinfo.ch’.

Sipas një publikimi nga Shkolla e Biznesit IMD në Lozanë, raporti analizon mbi 60 vende, sipas kritereve të ndryshme të rëndësishme për punëtorët profesionalë dhe konstaton se, Zvicra del në krye të klasifikimit të përgjithshëm për herë të pestë radhazi, përcjell albinfo.ch.

Nga tri kategori, Zvicra është e para në kategoritë e “apelimit” dhe “gatishmërisë”, të cilat përcjellin faktorë të tjerë si cilësia e jetës, taksimi, siguria, arsimimi i fuqisë punëtore dhe kompetenca e menaxhimit.

Zvicra nuk ishte e mirë në koston e jetesës, derisa në kategorinë ‘investime dhe zhvillim’, Zvicra u rendit e pesta.

Në përgjithësi Zvicra kishte rezultate mjaft të mira, duke kryesuar me 11 nga 15 ekonomitë më konkurruese të talenteve. Danimarka ishte në vendin e dytë, kurse Belgjika e treta.

SHBA ishte në vendin e 16-të, derisa Britania e Madhe ka rënë në vendin e 21-të.