Zvicer, kapet kosovari duke punuar ne te zeze, perfundon ne burg

1053
0

Me rastin e kontrollimit të një restoranti me mishtore në Oftringen, dy punëtorë kishin dashur të iknin. Njërin prej tyre policia e ka kapur menjëherë ndërsa tjetrin, pas një kohe.

Gjatë kontrollimit që ka bërë në regjionin e Zofingenit, Policia e Kantonit të Aargaut ka kapur tre perosna duke punuar në të zezë. Po ashtu janë konfiskuar një numër automatësh ilegalë të lojërave të fatit dhe para të gatshme, shkruan sda.ch.

Policia kishte vënë në fokus të saj gjashtë lokale. Me rastin e kontrollimit të një restoranti me mishtore në Oftringen, dy punëtorë kishin dashur të iknin. Njërin prej tyre policia e ka kapur menjëherë ndërsa tjetrin, pas një kohe, transmeton albinfo.ch. Siç u pa ndërkohë, bëhej fjalë për dy kosovarë që po qëndronin ilegalisht në vend dhe po punonin pa letra. Njëri prej tyre ishte i dënuar që më parë me ndalim hyrjeje në Zvicër dhe tashmë po mbahet në burg

Po atë natë, policët në një klub turk kanë gjetur një grua nga Bosnja e cila punonte si kameriere, pa dokumente pune.

Punëtorët në të zezë dhe drejtuesit e lokaleve janë paditur. Ata do të përgjigjen, sipas fushës së kompetencës që u takojnë, nga Komisioni Federal për lojëra fati ose nga Prokuroria Publik