Skip to content

Zoti ju Bekoftë! Parashqevi Simaku pëson ndryshimin drastik, shfaqet duke puthur flamurin kuqezi: Inshalla shihemi së shpejti

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh, ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e New Yorkut.

    Është biznesmeni Elton Ilirjani, që po kujdeset për ikonën e muzikës shqiptare. Së fundmi, ai ka postuar video ku Parashqevia shihet e kuruar deri në detaj.

    Me flokët e valevitura, grim të lehtë, Parashqevi Simaku, ne video shfaqet duke puthur flamurin kombëtar.

    Ilirjani shkruan:Parashqevi Somaku falenderon veçanërisht Kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju Bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti”.