Zjarri nuk i bashkon dot, Turqia i ofron ndihmë, por Greqia i jep përgjigjen që nuk pritej..

922
0

As situata e zjarrit nuk ka mundur te shuaje diferencat mes Greqise dhe Turqise. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia është e gatshme për çdo lloj ndihme në shuarjen e zjarrit në Greqi. Ai tha se “avionët dhe helikopterët për shuarje të zjarrit janë të gatshëm për t’u dërguar në Greqi në rast nevoje”.

“Dua të shpreh ngushëllime për popullin dhe qeverinë e Greqisë. Këtë mëngjes kam bërë një thirrje telefonike te ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, të cilin e ngushëllova dhe i treguam se jemi të gatshëm për ndihmë. Më pas ai duke biseduar me ministrin në fjalë tha se momentalisht nuk kanë nevojë për një ndihmë të tillë dhe më falënderoi”.

Çavuşoğlu tha se Kotzias po ashtu i ka thënë se do të fillojnë reshjet e shiut.

“Ne përsëri i thamë atij. Jemi të gatshëm. Avionët dhe helikopterët tanë për shuarjen e zjarrit janë të gatshëm për t’i dërguar në Greqi në rast nevoje”, tha Çavuşoğlu.