Skip to content

Zjarri i madh në Tirane, flaket perhapen gjithandej..(Video)

    Zjarri te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, ka marrë përmasa masive. Fillimisht nisi te një lokal, por më pas u përhap në të gjithë pallatin.

    Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje, por për shkak të përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, fikja e tij është bërë e vështirë.

    Siç shihet dhe nga pamjet, dy pallatet po digjen, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

    Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.