Zjarri i madh në Shkodër, policia: po bëhet evakuuimi i banorëve. Zjarrfikës nga Ulqini, Tivari, Lezha e Malësia e Madhe

1320
0

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para për zjarrin me përmasa të frikshme që ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, sqaron policia.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

UPDDATE..

Duket se situata e zajrrit të madh që ka rënë pasditen e sotme në Shkodër tashmë është bërë alarmante.

Të gjitha strukturat e Bashkisë së Shkodrës janë angazhuar për të fikur zjarrin që ra pasditen e sotme në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.

Bëhet me dije nga burimet për media se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën drejt Shkodrës janë nisur po ashtu mjete nga Malësia e Madhe, Ulqini, Tivari dhe Lezha.