Zjarrfikësit dhe policia habitën me shqiptarin në Itali. Bie nga 40 metra lartësi dhe shpëton ‘pa asnjë gërvishtje’

1147
0

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër!

Mrekulli e vërtetë është ajo që ka ndodhur në Savona të Italisë, ku pas një aksidenti me kamion, drejtuesi shqiptar ka mundur të dalë me këmbët e veta nga kabina.

Sipas mediave italiane, shqiptari humbi kontrollin e kamionit të tonazhit të rëndë që ai drejtonte dhe më pas ka rënë në një greminë së paku 40 metra .

Për shkak të inercisë, kamioni është shkatërruar dhe pjesa e kryesore e kabinës që tërheq edhe rimorkion ka rënë në greminë.  Zjarrfikësit dhe policia u habitën kur panë atë çka kishte mbetur nga kamioni dhe të shihnin shqiptarin që kishte shpëtuar pa dëmtuar.

Madje ky i fundit ka dalë me këmbët e veta nga kabina dhe më pas i është drejtuar spitalit për një kontroll të detajuar.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.