Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër!
Mrekulli e vërtetë është ajo që ka ndodhur në Savona të Italisë, ku pas një aksidenti me kamion, drejtuesi shqiptar ka mundur të dalë me këmbët e veta nga kabina.
Sipas mediave italiane, shqiptari humbi kontrollin e kamionit të tonazhit të rëndë që ai drejtonte dhe më pas ka rënë në një greminë së paku 40 metra .
Për shkak të inercisë, kamioni është shkatërruar dhe pjesa e kryesore e kabinës që tërheq edhe rimorkion ka rënë në greminë. Zjarrfikësit dhe policia u habitën kur panë atë çka kishte mbetur nga kamioni dhe të shihnin shqiptarin që kishte shpëtuar pa dëmtuar.
Madje ky i fundit ka dalë me këmbët e veta nga kabina dhe më pas i është drejtuar spitalit për një kontroll të detajuar.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.