Specialistii italian jep shpresë: Ja çfarë na ndodhi 72 orë pas tërmetit në Itali

1217
0

Një nga zjarrëfikësit italian, të cilët janë pranë zonave të prekura që prej mbrëmjes së djeshme, u shpreh se ka ende shpresë për të mbijetuar.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Tv A2, ai thase operacioni është i vështirë, porse ka ende shpresë për të gjetur të mbijetuar.

“Jemi gjithsej 160 zjarrfikës nga Italia, të specializuar në kërkimin poshtë rrënojave. Do të vijnë edhe të tjerë. Ka ende kohë, në Akuila kemi shpëtuar njerëz që kishin 72 orë poshtë rrënojave. Ne gjithmonë punojmë me qëllimin për të shpëtuar njerëz”, deklaroi specialisti italian Sipas tij, operacioni është i vështirë pasi “shtëpia është shembur e gjitha dhe të katër katet kanë përfunduar sipër njëri-tjetrit”.