Deputeti demokrat Xhella Mziu ka njoftuar mbrëmjen e djeshme se vëllai i tij Rasim Rahman Mziu është ndarë nga jeta.
Ai thotë se ceremonia mortore do të bëhet te shtunen në orën 14:00 në varrezat e Sharrës, ndërsa pritja bëhet në rrugën e Arbërit, Kodër Kamëz (pranë Universitetit Bujqësor).
“Me hidhërim të thellë njoftoj për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait tim Rasim Rahman Mziu. Ceremonia mortore bëhet nesër ditën e shtunë, me datë 04.12.2021, në orën 14:00 në varrezat e Sharrës. Pritja bëhet në rrugën e Arbërit, Kodër Kamëz (pranë Universitetit Bujqësor)”, shkruan Xhelal Mziut.