Zhvaste biznesmenët në emër të Edi Ramës. Nuk do e besoni i biri i kujt është

3495
0

E mbani mend këtë fytyrë dhe këtë emër? Quhet Klodian Ciruna, personi që m.ashtroi tre biznesmenë në Tiranë duke u marrë një shumë prej 488 mijë euro.

Ai rezulton të jetë djali i konsulles së nderit të Indonezisë në Shqipëri.

Ciruna aktualisht ndodhet në b.urg. Ai mësohet se është djali i Irma Kapllanit. Duke ju referuar listës publike të konsujve të nderit që ministria e Jashtme ka publikuar, rezulton se Irma Kapllani është konsulle e nderit e Indonezisë në Shqipëri.

Klodian Ciruna, hiqej si prokuror herë si gjyqtar dhe me dikë tjetër prezantohej si djali i kryeministrit dhe herë si vetë kryeministri Edi Rama, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit me shumë se një herë” dhe në ditët në vijim Ciruna do përballet me akuzat në gjykatë.

Sipas hetimeve të kryera Ciruna rezulton të ketë mashtruar tre biznesmenë, mes tyre dhe një italian duke u marrë atyre në total një shumë prej 488.300 mijë euro. Klodian Ciruna, i cili rezulton pronar i një qendre “Call Centeri” në Tiranë, sipas dosjes së prokurorisë ka mundur të mashtrojë italianin Tommaso Sciavon, biznesmenin Luan Duraj dhe ndërtuesin Petraq Koka.

Gjatë takimeve me tre personat e sipërcituar prezantohej si prokuror apo si gjyqtar.

Ndërkohë që këtyre të fundit u thoshte se kishte lidhje të ngushta me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën madje dhe vetë kryeministrin Rama. Duke shfrytëzuar këto teknika të mashtrimit, Klodian Ciruna, arrinte t’i bindte viktimat e tij duke u marrë shuma të konsiderueshme në euro, të cilët i jepnin me shpresën se Ciruna do i mundësonte leje ndërtimi nga bashkia e Tiranës. Madje për të bindur se këto para shkonin për djalin e kryeministrit apo vetë kryeministrin Rama, Ciruna arrinte të telefononte viktimat me numra të ndryshëm, duke u hequr se ishte Edi Rama apo Gregor Rama.