Zhduket pa lënë gjurmë 2-vjeçari teksa po luante në kopësht, prindërit ngrenë alarmin

8555
0

Orë ankthi në provincën e Barit ku që nga mëngjesi i djeshëm ka nisur kërkimi për një fëmijë pak nën 2 vjeç, i identifikuar si Domenico Gallo, i cili u zhduk në lagjen Serralta të Locorotondo.

Familjarët kanë publikuar foton e vogëlushit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe karabinierët. Fëmija ishte veshur një bluzë gri dhe pantallona të shkurtra dhe atlete Adidas blu.

BariToday raporton se djali i vogël humbi teksa po luante në kopshtin e shtëpisë së tij, në një zonë fshati. Në kërkim janë përfshirë zjarrfikës, karabinierë, polici rrugore dhe vullnetarë.

Domenico Gallo do të mbushë dy vjeç muajin e ardhshëm. Ai u zhduk mëngjesin e së martës, rreth orës 11:00, sipas asaj që raportohet, ndërsa ishte nëna e tij ajo që ka ngritur alarmin pasi kuptoi se djali i vogël nuk ishte më pranë shtëpisë.

Bashkia e Lokorotondos publikoi fotot e vogëlushit në Facebook duke kërkuar ndihmë nga qytetarët, por njëkohësisht duke shpresuar që të ketë përgjegjësi nga ana e të gjithëve.