Zgjohet pas një viti në koma por nuk e ka idene për pandeminë, pavarësisht se u prek dy herë nga Covid-19

424
0

Një adoleshent i cili kishte pothuajse një vit në koma, është zgjuar pa ditur gjë për pandeminë që ka përfshirë botën, edhe pse është infektuar dy herë me Covid-19.

19-vjeçari anglez, Joseph Flavill, u përplas nga një makinë më 1 mars të vitit të kaluar, 3 javë përpara se Britania e Madhe të niste karantinën.

Që nga ajo kohë, ai ka kaluar 11 muaj në koma. Gjatë këtyre muajve, është infektuar dy herë me Covid-19 dhe është shëruar në të dyja rastet.

“Javët e fundit ka nisur të komunikojë me njerëzit duke mbyllur sytë e duke qeshur pak. Kur i themi, arrin të ngrejë edhe dorën. Po përparon mirë dhe ne duhet të jemi pozitivë”, shprehet tezja e tij.