“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të.

Rama ironizon Bashën për renditjen në fletën e votimit të Koalicionit Euroatlantik, në të cilin Basha është kryetar. Kreu i qeverisë më tej shton se duhet të tregojë se çfarë ofron ndryshe koalicioni Euroatlantik nga ajo që e quan si ‘aleanca e kënetës madhështore’.

“E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin. Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla.

Ej po akoma nuk tu bë bajat kjo gjuha e bufit. Vjedhje, vjedhje, droga, droga, banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. S’je më roje e Shqupit, vetëm çelësi i makinës të ka ngelur tani. Na jep vizionin Euroatlantik, na thuaj se ku ndryshon koalicioni Euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore se s’po e marr vesh. Çfarë do të bësh ndryshe nga këneta. Eh mor Lul, mor Lul. Edhe në fletë votimi të kishte rënë 4. Nejse, kape pak unikun kape“, thotë Rama duke e përshëndet me këngën e Unikatil.

Ironisë për paketat e cigareve, Rama i përgjigjet kështu:

“E kam lënë cigaren se të ka ngelur ora ku ndenjëm bashkë deri pas mesnate që u thanë dy paketa si m’i pive ti gjysmat a më shumë, se kishe emocione. Mire cigaret por edhe gjysmën e qeverisë ta dhashë po aha.”

- Advertisement -

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Habit Elton Ilirjani: Parashqevia mendon që nuk është e ndarë me bashkëshortin

Historia e Parashqevi Simakut, ikonës së muzikës shqiptare që u gjet e pastrehë në SHBA, tronditi opinionin publik. Një nga personat që e ndihmoi...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.