Zgjidhet ngërçi/ Kush është qytetari që dhuroi 1400 metra tokë për ndërtimin e rrugës në Tiranë

1055
0

Haxhi Çaushi në zonën e Kasharit në kryeqytet ka dhuruar mbi 1 400 metra katror tokë për komunitetin duke i hapur rrugë transformimit të gjithë zonës. Falë këtij gjesti, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar me gjatësi rreth 3 km e gjatë, me trotuare, ndriçim LED, sinjalistikë dhe vizime.

Krahas dhurimit të tokës, Haxhi Çaushi ka mbjellë për komunitetin edhe rreth 25 rrënjë ullinj. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vazhdimisht i ka bërë thirrje komunitetit që të bashkëpunojë për të liruar pak nga hapësira në mënyrë që t’i hapin rrugë projekteve zhvillimore të cilat jo vetëm transformojnë lagjen, por të rrisin vlerën edhe të vetë pronës së tyre.