Zgjedhjet e “6 Marsit”/ A do japë dorëheqjen Basha nëse humb 6 bashkitë ? Grida Duma habit me pergjigjen

137
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar sot në studion e Zona Zero në Top News foli për situatën ku po kalon PD.

Sipas saj, asnjëri nga demokratët nuk e dëshiron gjendjen në të cilën po kalon partia më e madhe opozitare në vend.

Çfarë situate po kalon PD sot?

“Shumë epitete mund t’i vëmë, por asnjëri nga demokratët që e do PD-në si pjesë të tijën, nuk e do momentin se ku po kalojmë. Besoj që koha shërben për të qartësuar të drejtën nga e padrejta”.

Sa i vështirë ishte momenti për t’ju kundërvënë Berishës?

“Nuk është i thjeshtë sigurisht, por jo dhe aq i vështirë. Gjëja më e vështirë është të shohësh PS që fërkon barkun me atë që ndodh në PD. Kur shikon një mazhorancë që po bën qef totalisht, vetëm Rama po përfiton nga kjo. Se socialistët nuk fitojnë gjë, se shohin një Big Brother politik aty.

Rama kënaqet se si PD turbullon vetveten dhe çon mesazhin që nuk është e bashkuar. Lideri historik nuk e kupton që ça do gjëje të ketë me kryetarin e PD, kjo duhet të ketë një fund që mos përçahet PD. Ai që vetë ka bërë kompromise me Nanon, ka goditur aq fort Metën që të mendoje se me të mund të vriteshin, aq keq shkonin, dhe vjen tani me këto ide që po shkatërrojnë PD. Demokratët janë ende të turbullt në arsyetim. Ata nuk e kuptojnë që kjo është përtej Bashës e Berishës”.

Berisha  u kthye në armikun e PD-së?

“Jo për mua, ai është një njeri që i është errësuar arsyeja e vet në raport me personin e vet. Ai nuk e ka imagjinuar kurrë që mund të preket nga PD se ai e quan pronë të veten. Kjo çorienton arsyen e tij. Berisha e ka krijesë PD-në, por kur vjen puna për të shpëtuar fëmijën apo veten, të gjithë zgjedhin fëmijën”.

Fiton PS në 6 bashkitë nga përçarja e PD-së?

Fituese në 6 bashkitë e përjashtoj si mundësi, ka opsione në Shkodër, Durrës e Rrogozhinë. Jo të gjitha bashkitë shihen me të njëjtën formulë. Durrësi është bashki shumë diferente nga momenti në moment. 

A do japë dorëheqjen Basha nëse humb 6 bashkitë ?

Në politikë nuk ka nëse. Por dua të jem e vërtetë me shqiptarët kur vjen puna për mbajtjen e përgjegjësive. Të shohim rezultatet pastaj do flasim.