Zgjedhje? Deklarata e bujshme e Myslym Murrizit: Mbani mend, nuk do të ketë asnjë lloj zgjedhje!

541
0

Zgjedhjet vazhdojne te na shoqerojne edhe ne ditet e pas 30 qershorit.

I ftuar në studion e Top Talk, deputeti Muslim Murrizi theksoi se pas reformës në drejtësi, ndërkombëtarët e kanë kthyer fokusin tek reforma zgjedhore, për të zhbërë edhe “pashallëkun” e krerëve të partive.

Por i pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Murrizi u shpreh se pa ndryshime Kushtetuese nuk do të zgjedhje në Shqipëri.

“Pa ndryshuar kjo Kushtetutë e majosur në pisllëkun e Prillit të 2008-s nuk do të ketë zgjedhje. Me këtë Kod, me këtë Kushtetutë nuk do të ketë zgjedhje, në daç të kohshme në daç të parakohshme, quajini si të doni”, tha Murrizi.