Zëvendësimi i monedhes vendase me euron, në Kroaci ndodh e papritura

Vetëm dy ditë pasi Kroacia iu bashkua eurozonës duke e ndryshuar monedhën e saj kombëtare në euro, qytetarët janë përballur me rritje të konsiderueshme të çmimeve të ushqimet bazë të jetesës.

Krotatë ankohen se bizneset kanë abuzuar me çmimet, me justifikimin që i kanë “rrumbullakosur”. Kryeministri Andrej Plenkoviç zhvilloi një takim me ministrat përkatës dhe autoritetet e inspektimit, për planet që do ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve.

“Zinxhirët e shitjes me pakicë po rrisin çmimet muaj pas muaji. Dhe tani, në këtë situatë me euron, ata po i rrisin çmimet edhe më shumë teksa po përpiqen të mashtrojnë qytetarët. Po u them të gjithëve që duan ta përdorin konvertimin e monedhës në kurriz të qytetarëve, nuk do të funksionojë.”

“Futja e EURO-s nuk është arsye për rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve”, tha Plenkoviç. Ministri i Ekonomisë në Kroaci , Davor Filipoviç, deklaroi se bizneset që rrisin çmimet në mënyrë të pajustifikueshëm do te ndëshkohen.

Kroacia më 1 janar ndryshoi monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht hyri në zonën pa viza të Evropës, Shengen,  dy ngjarje të rëndësishme për këtë shtet që është anëtarësuar në Bashkimin Evropian pothuajse një dekadë më parë.

Monedha vendase Kuna si dhe Euro do të ekzistojnë bashkë për një periudhë shumë të shkurtër tranzitore e cila do të zgjasë vetëm 14 ditë.

- Advertisement -

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.