Skip to content

“Zemër e ëmbël me dashuri”, postimi i 31 vjeçarit para se të qëllonte të dashurën dhe më pas veten

    Mëngjesin e sotëm një tjetër krim pasioni tronditi Tiranën.

    Dashuria e mohuar bëri që 31 vjeçari Xhafer Mata t’i merrte jetën 19 vjeçares Xhuljeta Çuni dhe më pas të qëllonte me një plumb në kokë edhe veten.

    Vajza humbi jetën në vend, ndërsa autori pasi u dërgua në spitalin Ushtarak nuk mundi t’i mbijetonte plagës.

    Pak orë para krimit të dyfishtë, 31 vjeçari nga Kalimashi i Kukësit kishte postuar në rrjetet sociale disa vargje për nënën.

    Mësohet se ai jetonte me qira në zonën e Don Boskos aty ku ndodhi krimi, ndërsa 19 vjeçarja nga Vinjolli i Matit, po ashtu jetonte në Tiranë.

    Të dhënat e para flasin për një lidhje dashurie mes tyre, ndërsa kohët e fundit, Xhuljeta ka hequr dorë prej tij, gjë që solli edhe ngjarjen e rëndë, pasi 31 vjeçari nuk ka qenë dakord me ngjarjen.

     

    Postimi i fundit

    ZEMER E EMBEL ME DASHURI

    e kush tjeter mund te jete veq ti

    nene fjale me te embel ska bota

    nene e para fjale qe belbezon foshnja

    ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta

    Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot

    ZEMER E EMBEL ME DASHURI

    qe mbjell veq paqe e dashuri

    je ti o nena ime je ti

    Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron

    Aroma e lekures tende eshte magji

    e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend

    ndonese me thinja ne koke

    ti gjithmone ndihesh femije

    ZEMER E EMBEL ME DASHURI

    e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti

    nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje

    parajse e shpirtit per qdo femije

    ti per ne thurr endrra

    tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikimeParajse e jetes je ti

    nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje

    e ndjen veq ti

    ndjenja kurre ste genjejne

    para se te ndodh ekeqe e mire

    zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi

    ZEMER E EMBEL ME DASHURI

    E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI