Zelensky mban postin e presidentit, fati i Krimesë dhe Donbasit: Zbulohen tre kushtet “bombë” të Rusisë ndaj Ukrainës

59
0

Janë zbuluar tre kushtet e forta të Rusisë ndaj Ukrainës për të përfunduar luftën. Ato janë publikuar nga bashkëthemeluesi i platformës së njohur “Bellingcat”, Christo Grozev, ku mësohet se

kushti i parë është vendosja e një kryeministri pro rus në Ukrainë, ndërkohë që Zelensky mban detyrën, por me kompetenca më të zvogëluara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.

Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura

Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Europian.